Komuna e Vitisë shënoi Ditën Botërore të Sindromës Down

Me rastin e ditës Botërore të Sindromës Down, sot komuna e Vitisë ka organizuar një aktivitet simbolik me fëmijët vitias të shkollës fillore”Bafti Haxhiu” në Viti. Fillimisht kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pirë nga një pije me fëmijët dhe ju ka ndarë atyre edhe nga një dhuratë, gjithashtu ka bërë një falënderim të veçantë për mësuesin Besnik Zuka. Përndryshe në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës se Kombeve të Bashkuara (OKB)  ka shpallur 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …