Po mbahen garat shkollore në futboll të vogël në Viti

Organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e arsimit në Viti,  janë duke u mbajtur garat finale në futboll të vogël dhe atë në Fshatin e Ri. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  ka vizituar këto gara shkollore, ku kryesisht kanë marrë pjesë nxënës të shkollave nga kjo komunë prej klasës së 6 deri 9-ta dhe atë për djem dhe vajza.  Kryetari Haliti i ka uruar suksese nxënëseve dhe hapi lojën finale në mes të shkollave fillore të mesme të ulët “28 Nëntori”-Vërban dhe të “Dëshmorët e Vitisë” Viti. Ndërkaq gjithashtu po vazhdojnë garat në futboll të vogël edhe për vajzat.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, personat duke marrë pjesë në sporte dhe bar

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …