Nënkryetari Lushtaku dhe drejtori Duraku kanë marrë pjesë në aktivitetin e nxënësve me nevoja të veçanta

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë marrë pjesë në aktivitetin e nxënësve me nevoja të veçanta, i cili është organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down. Aktiviteti është zhvilluar në Palestrën Sportive të Shkollës “Shaban Jashari” në qytet, ku nënkryetari Lushtaku ka dhuruar me këtë rast dhurata për nxënësit e shkollës. “Buzëqeshja dhe dashuria që ofrojnë këta nxënës janë motiv që ne si shoqëri të qëndrojmë pranë e t’i mbështesim në çdo formë!”, ka thënë nënkryetari i Komunës, Lushtaku.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Disa shkolla vitiase përfitojnë robotë në kuadër të projektit Kosova Makers League

Nxënësit e komunës së Vitisë të shkollave të ndryshme fillore të mesme të ulët do …