DZHENIT në komunën e Skenderajt ka mbajtur tryezë

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm në komunën e Skenderajt ka mbajtur një tryezë ku kanë marrë pjesë deputeti Mergim Lushtaku, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva, përfaqësues nga Swissconatact Fisnik Recica dhe Blerina Batusha, përfaqësues nga organizatat e ndryshme si: Nomad Kosova, Valdete Qollaku nga Dinarica Journey Nazmi Hasanramaj nga Balkan Destination, Arsim Rexhepi dhe përfaqësues nga shoqëria civile, zyrtarë komunal dhe qytetarë, u mbajt takimi me temën “Prioritetet e turizmit në Komunën e Skenderajt”, ku u dhanë ide dhe u shpalosen përvoja nga përfaqësuesit. Drejtoresha e ZHENIT, Besarta Meha Ademi, shpalosi planin e drejtorisë për turizmin dhe kërkoj idetë dhe përkrahjen për plotësuar agjendën për turizmin në Komunën e Skenderajt. Skenderaj ka numrin më të madh të turistëve për shkak të historisë së lavdishme që bart ky vend por njëkohësisht ka edhe potencialin për t’u bërë vend atraksion për turistet. Kjo u tha nga të pranishmit të cilët shprehen gatishmërinë për të përkrahur komunën e Skenderajt, gjegjësisht Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …