Dukolli: Propozoi që Malisheva të bëhet me drejtim të degës së Bujqësisë në nivelin e mesëm të lartë

Mbledhjen e  tretë të rregullt të Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës e drejtoi, kryesuesi, Amrush Helshani. Në këtë mbledhje ishte i ftuar për të raportuar për planin e punës për vitin 2023, para anëtarëve të Komitetit për Komunitete, drejtori për Bujqësi, Sylë Dukolli. Dukolli njoftoj anëtarët e komitetit, për subvencionet të cilat janë planifikuar dhe zotuar mjete për fermerët e komunës së Malishevës në disa sektor si: Mbështetja në Bletari, me serra, për fermerët që dorëzojnë qumështin në pikat grumbulluese, për fermerët që kanë kafshë të trasha dhe të imta, shpezëtari, të mbjella me të lashtat, grurë, misër, si dhe me mekanizëm bujqësor, e krejt në fund të raportimit, për ta zhvilluar këtë sektor me të cilin Malisheva njihet si trevë bujqësore, propozoi dhe tha se ”do të punoi me të gjithë akterët që të mundësojmë hapjen e drejtimit  në nivel të mesëm të lartë të degës së  bujqësisë dhe të përgatiten kuadro profesionale edhe në këtë fushë me degët e saja”. Anëtarët e komitetit shtruan edhe pyetje tjera për drejtorin e drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukollin. Në fund anëtarët e komitetit për komunitete vendosën që në ditët në vijim ti vizitojnë  nxënësit dhe studentët e pakicave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …