Në 25 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24 vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, u bë hapja e Panairit të Librit me moton “Libri Pararojë e Kombit”

Në 25 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24 vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, u bë hapja e Panairit të Librit me moton “Libri Pararojë e Kombit”, ku morën pjesë 12 shtëpi botuese dhe 30 autorë nga të gjitha trojet shqiptare. Në promovimin e librit “Komiteti i Deçanit” të autorit Hasan Ukëhaxhaj, veprimtar i shquar e patriot i madh, ishte prezent edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku pati rastin të ndaj mirënjohje qyteti me motivacionin për shërbim ndaj atdheut dhe çështjes kombëtare. Po ashtu është bërë promovimi i librit “Fajtori” të autorit Besnik Mustafaj, ku u shpreh falënderim i veçantë që dhuroj një libër kaq me vlerë. Kryetari Ramosaj është shprehur mirënjohës dhe falënderues për gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi që nderuan këtë datë të lavdishme të historisë sonë!

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …