Brickos

Në Polac ka nisur ndërtimi i trotuarit nga shkolla e fshatit deri në lagjen “Kodra” në Prekaz të Poshtëm, i gjatë mbi 1200 metra

Një projekt tjetër i rëndësishëm ka nisur sot në fshatin Polac, në kuadër të të cilit do të ndërtohet trotuari nga shkolla e fshatit deri në lagjen “Kodra” në Prekaz të Poshtëm, në një gjatësi mbi 1200 metra.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, së bashku me anëtarët e Kuvendit Komunal, Liridona Koci dhe Ali Luftiu, kanë përcjellë nga afër punimet e projektit.

Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për banorët e Polacit dhe Prekazit, veçmas për nxënësit, të cilët deri sot kanë qenë të rrezikuar në mungësë të trotuarit, gjatë rrugës së tyre për në shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …