Projekti për ndërtimin e rrugëve me kubëza për banorët e Lagjes së III-të në Skenderaj drejtë përfundimit

Po shkon drejtë përfundimit projekti i premtuar për banorët e Lagjes së III-të të qytetit të Skenderajt, për ndërtimin e rrugëve me kubëza në të gjitha degëzimet e saj.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ku ishte i pranishëm edhe anëtari i Kuvendit, Ali Lutfiu, kanë mbikëqyrë të martën ecurinë e punimeve në kuadër të këtij projekti.

Kanë mbetur edhe disa degëzime, që ky projekt, i cili ishte premtim i kryetarit Nura, të përmbyllet me sukses, dhe se kjo lagje të ketë infrastrukturë të rregulluar rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

KPF bashkë me kryesuesin e Kuvendit, Xhavit Zariqi, kanë mbajtur dëgjimin publik për hartimin e buxhetit për vitin 2025

Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) i Komunës së Ferizajt bashkë me kryesuesin e Kuvendit …