Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e ri të OVL-UÇK-së në Viti, Idriz Quni

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të hënën në takim kryetarin e ri të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti (OVL-UÇK), Idriz Quni i shoqëruar nga ish kryetari i deritanishëm, Abdyl Bajrami dhe nga ish-kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Qemajl Rexhepi. Me këtë rast kryetari Haliti i ka uruar atij për pozitën e marrë dhe ka falënderuar njëherit edhe kryetarin e deritanishëm z. Bajrami për bashkëpunimin ndërinstitucional. Ai po ashtu tha se është i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional me këtë institucion të rëndësishëm, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …