1.5 Milion euro investime infrastrukturore në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi dhe një amandamentim të memorandumit të mëhershëm, që sjellin mbi 1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në komunën e Rahovecit.

Përmes këtij bashkëpunimi me MMPHI-në do të bashkëfinancohen dy projekte të rëndësishme:

Rregullimi i rrugës Sapniq – Nashpall, në vlerë prej 894,888.00 €;

Ndërtimi i rrugës Fortesë – Celinë, në vlerë prej 650,000.00 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …