Komuna e Rahovecit publikon agjendën e aktiviteteve me rastin e ditës së çlirimit

Për nderë të 14 qershorit – ditës së çlirimit të Rahovecit, komuna e Rahovecit nën përkujdesjen e kryetarit z. Smajl Latifi organizon këto aktivitete:

Me 10 qershor 2025

Vendosja e flamujve kombëtar dhe shtetëror në qytet

Më 11 qershor 2025

Ora 16.00 Nata finale e festivalit “DoReMi”, te Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”

Ora 19.00 Turne në futboll (shoqata e Sportit shkollor), te Palestra e Sporteve “Mizahir Isma”

Më 13 qershor 2025

Vendosja e pllakave nga OVL-UÇK në komunën e Rahovecit

Ora 09.00 – Celinë

Ora 10.00 – Krushë e Madhe

Ora 11:00 – Përurimi i Shtëpisë Muze “Bajram Curri” në Krushë të Madhe

Ora 18:00 – Shpërndarja e kompletit të botuar të intervistave të të mbijetuarve të Masakrës në Krushë të Madhe.

Ora 19.00 Finalja e Turneut në futboll të vogël, te Palestra e Sporteve “Mizahir Isma”

Më 14 qershor 2025

Ora 09.00 – Pritja e mysafirëve

Ora 10.00 – Nderime te varrezat e dëshmorëve në Rahovec

Ora 11:00 – Seancë solemne në sallën e Kuvendit komunal

Ora 14.00 – Ekspozitë kolektive e artistëve të komunës së Rahovecit tek Epopeja e UÇK-së

Ora 20.00 – Koncert te lokalet te Palestra “Mizahir Isma” në rrugën Xhevat Kasapi në Rahovec.

Aktivitetet mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …