Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Kilajt, Smakajt dhe Fazliut

Gjykata Speciale në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit për Hashim Thaçin, Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun. Vendimet janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot. Sipas gjykatës, ekziston rrezik i lartë për arratisje, ndikim në procedura dhe kryerje të veprave të tjera penale. Thaçi vlerësohet se po fiton njohuri mbi provat dhe mund të ndikojë negativisht në proces. Gjykata thekson se asnjë kusht i lirimit nuk i zbut këto rreziqe. Edhe për Smakajn dhe Kilajn u konstatua rrezik i lartë për pengim të drejtësisë. Garancitë financiare dhe kufizimet në komunikim u cilësuan të pamjaftueshme. Gjyqtarja refuzoi propozimet për lirimin me kusht si spekulative dhe të rrezikshme. Masat e paraburgimit në Hagë konsiderohen si të vetmet që ofrojnë siguri të plotë. Procesi ndaj të akuzuarve vijon nën akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …