Certifikohen edhe 28 mësimdhënës nga projekti KosEd

Në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë, në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik të Kosovës, u ndanë certifikatat për 28 mësimdhënës në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore”.

Enver Mazreku dhe Remzi Buçaj përfaqësuan Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Malishevë. Në këtë rast, Mazreku foli për rëndësinë e trajnimit për përmirësimin e cilësisë së teksteve dhe profesionalizimin e mësimdhënësve. Ai tha se rishikimi i teksteve duhet të jetë proces i vazhdueshëm, në përputhje me zhvillimet teknologjike.

Bekim Morina nga Instituti Pedagogjik vlerësoi angazhimin e mësimdhënësve të Malishevës dhe rëndësinë e kontributit të tyre në hartimin e raporteve për MASHTI-n. Po ashtu, u angazhua edhe profesoresh, Tringa Dedi, si mbështetëse e mëtejme e bashkëpunimit.

Në fund, në emër të të gjithë mësimdhënësve, falënderoi pedagogu Mifal Krasniqi.

Projekti u financua nga Komisioni Evropian përmes KosEd, në bashkëpunim me MASHTI-n dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim (DKAE) në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Rahoveci shënon një vit të bereqetshëm, me rendiment e cilësi shumë të lartë të rrushit

“Në ditët kur vreshtarët po vjelin kalaveshët e fundit të rrushit për këtë sezonë, edhe …