U mbajt konsultimi publik me qytetarë për draft-Vlerësimin Strategjik Mjedisor në kuadër të Planit për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave

Në Komunën e Deçanit u mbajt konsultimi publik me qytetarë dhe palë të interesuara lidhur me draft-Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM), dokument ky që përgatitet në kuadër të Planit Nderkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (PNMIM).

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi dhe përfshirja e qytetarëve në procesin e vlerësimit të ndikimit mjedisor të këtij plani strategjik, si dhe mbledhja e komenteve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të tyre për të garantuar një dokument sa më gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …