Eliminohet deponia ilegale në Fortesë

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka eliminuar sërish deponinë ilegale në Fortesë, afër varrezave të martirëve. Kryetari i komunës, z. Smajl Latifi ka shkruar se Rahoveci është komunë e pastër dhe institucionet janë të kujdesshme për të pastruar çdo hapësirë të saj nga mbeturinat.

Komuna kërkon nga të gjithë qytetarët që të raportojnë hedhjen eventuale të mbeturinave në vende të padedikuara.

Së bashku, le ta mbajmë të pastër ambientin ku jetojmë, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …