U mbajtën homazhe në Ferizaj në Ditën e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit – Ditës së të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, sot janë mbajtur homazhe pranë Obeliskut kushtuar qytetarëve të pagjetur. Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë drejtori i Kulturës, Gazmend Bytyqi, drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, drejtues të Shoqatës së të Pagjeturve “Yjet e Zemrave”, drejtues të Shoqatës së të Burgosurve Politik si dhe shumë qytetarë të tjerë.

Të pranishmit vendosën lule dhe nderuan kujtimin e të zhdukurve, duke shprehur solidaritet me familjet e tyre dhe duke rikujtuar rëndësinë e zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

Ky përvjetor shërben si një thirrje e vazhdueshme për drejtësi dhe përkushtim institucional në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Në Ferizaj konsiderohen 16 qytetar të pagjetur nga zhdukja e tyre të bërë nga ana e regjimit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …