Kryetari Haliti takoi të moshuarit dhe përfaqësuesit e pensionistëve

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Caritas Kosova, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi sot një takim me persona të moshuar dhe përfaqësues të shoqatave të pensionistëve nga rajoni i Vitisë.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Halil Musliu, drejtoresha e QKMF Viti, znj. Vjollca Kadolli, si dhe drejtori i Caritas Kosova, z. Pal Baftijaj.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për nevojat dhe sfidat me të cilat përballen të moshuarit, si dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve dhe mbështetjes institucionale për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

Kryetari Haliti theksoi se të moshuarit janë vlerë e çmuar për komunitetin tonë dhe se përkushtimi institucional ndaj tyre do të vazhdojë me projekte dhe iniciativa konkrete në funksion të mirëqenies së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …