Atleti kosovar Grevist Bytyqi po e përfaqëson Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila do të mbahet nga 21 deri më 23 maj 2026 në Notwill të Zvicrës, ndërsa në cilesinë e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Malishevës, Teuta Miftari- Mazreku, përcjell nga afër atletin malishevas.
Ky kompeticion mbledh atletë para olimpikë nga vende të ndryshme të botës dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar të atletikës paraolimpike. Pjesëmarrja e Bytyqit në këtë garë është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe punës së tij në arenën ndërkombëtare sportive. Ku marrin pjesë shumë garues, 454 atletë, 297 meshkuj, 157 femra, nga 58 shtete.
Përfaqësimi i Kosovës në këtë Grand Prix ka rëndësi të veçantë për promovimin e sportit paraolimpik dhe fuqizimin e atletëve kosovarë në skenën botërore. Grevist Bytyqi synon të arrijë rezultate sa më të mira dhe të prezantojë denjësisht shtetin e Kosovës në këtë ngjarje të madhe sportive. Paraatleti ynë do të garoi në disiplinat 400 dhe 800m.
Garat do të zhvillohen, me një konkurrencë të fortë dhe performanca të nivelit të lartë nga atletët pjesëmarrës.