Ambasada e Gjermanisë: Ndërhyrjet në zgjedhjet e Kosovës duhet të ndalen

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ndaj raportimeve për ndërhyrje të Serbia në procesin zgjedhor në Kosovë, pas thirrjeve të Beogradit zyrtar drejtuar komunitetit serb që të mbështesë Lista Serbe në zgjedhjet e 7 qershorit. Zëdhënësi i ambasadës, Payam Ghalehdar theksoi se është thelbësore që procesi zgjedhor në Kosovë të zhvillohet pa ndikime të jashtme dhe në përputhje me vullnetin e lirë të qytetarëve. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 7 qershor janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme. Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit të qytetarëve”, u shpreh Ghalehdar. Deklarata vjen në një kohë kur janë shtuar raportimet për thirrje politike nga Beogradi drejtuar votuesve serbë në Kosovë, si dhe për zhvillime që lidhen me pozicionin e Listës Serbe në institucionet lokale dhe qendrore. Ky reagim i Berlinit zyrtar thekson rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, si dhe respektimin e sovranitetit të procesit demokratik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …