Shërbime më të lehta dhe më efikase për qytetarët ​

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”, me të cilët bisedoi për zbatimin e projektit “Inventarizimi i shërbimeve administrative komunale” në Komunën e Rahovecit. Ky projekt realizohet në partneritet me organizatën “Syri i Vizionit” dhe mbështetet nga GIZ-i gjerman.

​Qëllimi kryesor i projektit është inventarizimi dhe standardizimi i shërbimeve administrative komunale, duke lehtësuar procedurat për qytetarët dhe duke rritur efikasitetin e administratës komunale. Mbetemi të përkushtuar për të ndërtuar një administratë moderne dhe në shërbim të qytetarëve, tha me këtë rast, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori i kombit, Kadri Kuliqi nga Abria e Poshtme

U përkujtua me nderim dhe respekt të thellë dëshmori i kombit, Kadri Kuliqi nga Abria …