Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët, familjarët dhe bashkëluftëtarët e dëshmorit, bëri homazhe në Vërban dhe përuroi rrugën e sapo përfunduar që shpie deri te vendi i rënies së tij.
Kryetari Haliti theksoi se ruajtja e kujtesës për dëshmorët mbetet obligim institucional dhe kombëtar, ndërsa kjo rrugë do t’u shërbejë brezave që të vizitojnë dhe nderojnë vendin ku Kemajl Azizi dha jetën për lirinë e Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Shërbimeve Publike, Arton Musliu, drejtori i Shëndetësisë, Halil Musliu, kryetari i fshatit Vërban, Afrim Ramushi, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të shumtë.
Rruga drejt vendit të rënies së dëshmorit Kemajl Azizi u përurua pikërisht në 27-vjetorin e rënies së tij, si shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Kemajl Azizi!