Mbahet takimi i dytë për arsimin dhe sigurinë në shkolla

​Të premtën, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me udhëheqësit e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) dhe përfaqësues të Stacionit Policor në Rahovec, zhvilluan takimin e dytë me drejtorët e shkollave, koordinatorët e cilësisë, psikologët, pedagogët dhe kryetarët e këshillave drejtues.

​Në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor, ngritjen e cilësisë në arsim, sfidat dhe investimet në infrastrukturën shkollore. Një rëndësi e veçantë iu kushtua sigurisë në shkolla, ku Policia prezantoi masat dhe aktivitetet e saj vetëdijesuese për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori i kombit, Kadri Kuliqi nga Abria e Poshtme

U përkujtua me nderim dhe respekt të thellë dëshmori i kombit, Kadri Kuliqi nga Abria …