Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e pestë (5) për ketë vit kalendarik, e cila do të mbahet më 10 qershor 2026, me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal – Rahovec.
Për këtë mbledhje propozohet ky
REND DITE
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesvervalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale, P-00001-0 ZK, Celinë;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e peocedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00001-0 ZK, Celinë;
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029;
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e Rregullores për Procedurat dhe Kriteret e Ndërtimit në Komunën e Rahovecit, me nr. Prot. 01 Nr. 135/26, e datës 28.4.2026;
6. Të ndryshme.