Po vazhdon përkrahja e bujqve me inpute bujqësore

Ka filluar shpërndarja e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët në komunën e Rahovecit.

Në këtë fazë, do të përfitojnë 700 fermerë, me gjithsej 5.600 thasë pleh artificial, duke lehtësuar kostot e prodhimit dhe duke mbështetur rritjen e rendimenteve bujqësore.

Shpërndarja po realizohet në barnatoren bujqësore “Agronomi” në Bërnjakë, sipas listave të përfituesve.

Do të vazhdojmë të investojmë në bujqësi dhe të mbështesim fermerët tanë, sepse prodhimi vendor dhe zhvillimi ekonomik i Rahovecit ndërtohen mbi punën dhe përkushtimin e tyre, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …