Autori, shkrimtari, poeti dhe kritiku letrar, z. Shefqet Dibrani, sot i dhuroi Komunës së Deçanit, veçanërisht Bibliotekës së Qytetit, një kontingjent librash. Këta libra janë pjesë e veprimtarisë së tij letrare dhe krijuese.
Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, e falënderoi për pasurimin e bibliotekës me këta tituj nga krijimtaria letrare e shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrar, z. Shefqet Dibrani.
Për mua dhe për të gjithë ata që e duan librin, ky është një thesar i çmuar që i shtohet bibliotekës sonë. Gjithashtu, autori e falënderoi Kryetarin e Komunës për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin e treguar ndaj librit dhe kulturës.