Ramosaj: Me krenari, përmbyllëm një projekt të rëndësishëm për fuqizimin ekonomik të grave bletare

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka deklaruar se me krenari përmbyllën një projekt të rëndësishëm për fuqizimin ekonomik të grave bletare në komunën e Deçanit.

Ky projekt, i iniciuar nga drejtori i ndjerë i Bujqësisë, Rifat Stojkaj, u realizua falë bashkëpunimit me organizatën Mëshqerra, nën udhëheqjen e drejtoreshës Florentina Kida-Gerguri, si dhe me Shoqatën e Bletarëve Aldi.

Përmes kësaj nisme, 31 gra bletare përfituan pajisje dhe mbështetje të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Ky projekt është dëshmi e vizionit dhe përkushtimit për të mbështetur fermerët bletarë, me theks të veçantë gratë, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në sektorin e bletarisë.

Njëkohësisht, ky është një kujtim i veprës dhe kontributit të çmuar që Rifat Stojkaj dha ndër vite për bujqësinë dhe fermerët e komunës sonë, deklaroi kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …