Inspektorati Komunal ka shqiptuar edhe dy gjoba të tjera për ndotjen e ambientit

Inspektorati Komunal në Ferizaj ka shqiptuar edhe dy gjoba të tjera për ndotjen e ambientit, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit

Njëra nga gjobat është shqiptuar në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku në trotuar persona të papërgjegjshëm kishin hedhur mbeturina të ngurta. Falë bashkëpunimit me qytetarët, është arritur të identifikohet personi përgjegjës për këtë veprim, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat përkatëse.

Ndërkaq, gjoba e dytë është shqiptuar në fshatin Softaj, pas një njoftimi të pranuar nga qytetarët për një rast të ngjashëm të ndotjes së ambientit.

Inspektorati Komunal falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të raportojnë rastet e ndotjes, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit dhe ruajtjen e pastërtisë në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …