Kryetari Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së bashku me drejtuesit e tyre

Kryetari i komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së bashku me drejtuesit e tyre. Në postimin e tij në Facebook, kryetari Kastrati ka shkruar:

“Ishte kënaqësi të mirëpres një grup studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me drejtuesit e tyre, si pjesë e delegacionit të “Kosovo HOPE” që këto ditë po vizitojnë Kosovën.

I falënderoj për vizitën, miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbeten një shembull i partneritetit, respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Mirënjohës për çdo urë miqësie që forcon lidhjet mes vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në postimin e kryetarit të komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takim Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka pritur në …