U mbajt konsultimi publik për Qarkoren e Parë Buxhetore 2027/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

Komuna e Deçanit sot, ka mbajtur konsultimi publik për Qarkoren e Parë Buxhetore 2027/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe palëve të interesit.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, prezantoi Qarkoren e Parë Buxhetore 2027/01 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029, duke njoftuar të pranishmit mbi projektimet buxhetore dhe grantet e ndara për Komunën e Deçanit për vitin 2027.

Gjatë prezantimit, drejtoresha Cacaj theksoi se sipas projeksioneve aktuale, Komuna e Deçanit pritet të ketë në dispozicion:

• Granti i Përgjithshëm – 7,519,168.00 €

• Granti Specifik për Arsim – 4,096,139.00 €

• Granti Specifik për Shëndetësi – 1,711,576.00 €

• Shërbime Rezidenciale – 200,000.00 €

Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të paraqesin komente, sugjerime dhe propozime lidhur me prioritetet buxhetore të komunës, të cilat do të shqyrtohen në procesin e mëtejmë të planifikimit buxhetor.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, me synim hartimin e politikave dhe planeve zhvillimore që i përgjigjen nevojave të komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së bashku me drejtuesit e tyre

Kryetari i komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së …