U mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe të gjithë atyre që me sakrificën e tyre bënë të mundur lirinë që gëzojmë sot

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z.Sami Lushtaku, u mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe të gjithë atyre që me sakrificën e tyre bënë të mundur lirinë që gëzojmë sot.

Në një atmosferë dinjitoze dhe plot respekt, të pranishmëve iu drejtuan me fjalët e tyre Kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, z. Sami Lushtaku, Dr. i shkencave të historisë Sabit Syla, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, z. Xhavit Jashari, si dhe znj. Sumeja Kodra, vajza e komandantit Ilaz Kodra.

Përmes kumtesave dhe kujtimeve të ndara në këtë akademi, u rikujtua rrugëtimi i lavdishëm i popullit tonë drejt lirisë, duke nderuar me përulësi sakrificën e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe nderim i përhershëm për veprën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së bashku me drejtuesit e tyre

Kryetari i komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati ka pritur një grup studentësh nga SHBA-të, së …