Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka marr pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim të tij në Facebook, Kastrati ka shkruar:
“Me ftesë të së Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, mora pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SHBA-ja mbetet aleati ynë më i madh strategjik dhe mbështetësi më i fuqishëm i Kosovës.
Urime 250-vjetori i Pavarësisë”, ka shkruar kryetari Kastrati.