Filluan punimet për asfaltimin e rrugës në aksin Rahovec – Drenoc – Senoc – Pastasel – Polluzhë – Sarosh

Kanë filluar punimet për asfaltimin e 15 kilometrave rrugë në segmentin rrugor Rahovec – Drenoc – Senoc – Pastasel – Polluzhë – Sarosh. Sipas kontratës paspërfundimit të këtij aksi rrugor do të vazhdohet me asfaltimin e rrugës tjetër me gjatësi 7 km, nga Pataqani i Epërm dhe Pataqani i Ulët deri në Fortesë.

Në një Video-adresim nga vendi i punimeve, kryetari Latifi ka thënë se është një punë e mirë që po bëhet, trashësia e asfaltit do të jetë 7 cm, ndërsa ka kërkuar bashkënumin dhe mirëkuptim nga qytetarët gjatë zhvillimit të punimeve.

Ai ka uruar të gjithë banorët për këtë investim të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e gjashta për Vitin 2026

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin …