Kryetari Latifi nderon me dekoratën “Medalja e lirisë”, veprimtarin Hamëz Kryeziun

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka nderuar me dekoratën komunale “Medalja e lirisë”, ish të burgosurin politik, Hamëz Kryeziun nga Fshati Reti.

“Pata kënaqësinë ta pres veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, ish – të burgosurin politik, Hamëz Kryeziun nga Retia, i cili tërë jetën ia kushtoi rrugës së lirisë. Kontributi i madh i tij në luftën çlirimtare dhe plagët e rënda që ka marrë në betejën që zgjati tetë ditë e tetë net, në vijën e frontit nga Semetishti deri në Shkozë, mbi kodrat e Dobërdolanit, ku ranë dëshmorë Enver Duraku (që u përjetësua nga plagët e rënda, në fillim të prillit 1999 në spitalin ushtarak të Pagarushës dhe Shefki Thaçi, si dhe bashkëluftëtarë të tjerë, e bëjnë unik këtë atdhetar të devotshëm. Prandaj, me kënaqësi ia dorëzova dekoratën komunale “Medalja e lirisë”, që iu dha më 14 qershor 2026, duke e përgëzuar për kontributin atdhetar dhe për përkushtimin e tij për ruajtjen e kultivimin e vlerave tona kombëtare”, thuhet në postimin në Facebook, të kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, e gjashta për Vitin 2026

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin …