Për herë të tretë, Deçani mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar “Newborn Kosova 2026”. Qyteti u shndërrua në një skenë të kulturës, traditës dhe miqësisë, duke mirëpritur grupe artistike nga Turqia, Meksika, Hungaria dhe Franca, të cilat sollën performanca të veçanta me valle, muzikë dhe kostume tradicionale, duke promovuar pasurinë kulturore të vendeve të tyre.
Ky festival krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe festive në zemër të Deçanit, duke afruar kultura të ndryshme dhe duke forcuar lidhjet e miqësisë mes popujve.
Komuna e Deçanit shpreh mirënjohje për Federatën Botërore të Festivaleve të Vallëzimit (FIDAF Kosova) për organizimin e këtij festivali dhe për përfshirjen e Deçanit, për të tretin vit me radhë, në mesin e qyteteve mikpritëse. Falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre kontribuuan në suksesin e kësaj ngjarjeje.
Mirë se vini gjithmonë në Deçan, përfundon njoftimi i komunës së Deçanit, postuar në Facebook.