Taulant Balla: Egzon Azemi, të arrestuam me 11 mijë doza drogë”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Egzon Azemi, pas mbështetjes që ky i fundit i dha protestës kundër projektit në Zvërnec. Azemi kishte bërë të ditur përmes një postimi se i ishte bashkuar protestës, duke theksuar se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj, siç u shpreh ai, përpjekjeve për të mbrojtur interesin publik dhe territorin shqiptar. Në reagimin e tij, Balla e cilësoi deputetin e LVV-së si “sorrë të inkubatorëve të urrejtjes” dhe duke pretenduar se ai është kundër qeverisë shqiptare për shkak të arrestimit të tij në të kaluarën nga autoritetet shqiptare. Sipas Ballës, Azemi dhe një person tjetër ishin arrestuar në një operacion të zhvilluar nga strukturat e sigurisë shqiptare, ku, sipas pretendimeve të tij, ishin sekuestruar 11 mijë doza lëndë narkotike. Përplasja mes dy politikanëve vjen në kohën kur protesta kundër projektit në Zvërnec ka nxitur reagime dhe debate të shumta në Shqipëri, ndërsa deklaratat e ndërsjella kanë shtuar tensionet politike mes palëve. /demos/

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Diversifikimi energjetik është në interesin strategjik të Kosovës

Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësueses …