Murati

Valon Murati: PDK-ja ka nevojë për konsolidim, pavarësisht vendimit të Speciales

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka vlerësuar se aktgjykimi i ardhshëm i gjykates speciale ne Hage, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimet politike në vend, pavarësisht rezultatit të procesit gjyqësor. Murati tha se ndikimi më i madh pritet të reflektohet te Partia Demokratike e Kosovës, veçanërisht nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli lirohen dhe kthehen në Kosovë. Sipas tij, edhe nëse ish-udhëheqësit e PDK-së nuk rikthehen në jetën aktive politike, prania e tyre do të ndikonte pozitivisht në mobilizimin dhe energjinë politike të partisë. Murati vlerësoi se PDK-ja është penalizuar politikisht që nga dërgimi i Thaçit dhe Veselit në Hagë, duke argumentuar se lidershipi i ri nuk ka arritur të krijojë një dinamikë të re politike në mungesë të figurave që, sipas tij, vazhdojnë të kenë peshë të madhe brenda subjektit. Ai shtoi se, pavarësisht vendimit që pritet më 16 shtator, PDK-ja duhet të fokusohet në konsolidimin e brendshëm dhe të jetë më aktive në zhvillimet politike, duke e cilësuar të pazakontë që partia të ketë një rol të zbehtë në situatën aktuale politike. Gjykata speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama nga Ankara: Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të …