DKRS Ferizaj finalizon përgatitjet për manifestimin tradicional “Ditët e Mërgatës”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Ferizaj ka finalizuar përgatitjet për organizimin e manifestimit tradicional “Ditët e Mërgatës 2026”. Sot u mbajt takimi koordinues i drejtorit Gazmend Bytyqi me zyrtarët dhe përgjegjësit e sektorëve të drejtorisë, ku u shqyrtuan detajet organizative dhe u koordinuan aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij manifestimi.

Manifestimi nis nesër me koncertin e Ramë Lahaj International Opera Festival “Homazh për Nexhmije Pagarushën”, ndërsa programi do të vazhdojë deri në muajin gusht me aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive.

Sipas DKRS-së, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e ngjarjeve, me qëllim që qytetarëve të Ferizajt dhe bashkatdhetarëve nga mërgata t’u ofrohet një verë e pasur me koncerte, aktivitete kulturore dhe gara sportive.

“Ditët e Mërgatës 2026” pritet të sjellin një atmosferë festive dhe të forcojnë lidhjet mes qytetit dhe bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë sezonit veror.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtori Naim Pira vizitoi qendrat grumbulluese të grurit

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në komunën e Vitisë, z. Naim Pira, së …