Sot FC Malisheva zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj KF Vllaznia, në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League.
Me këtë rast përmes një postimi në Facebook, kryetari i komunës, Ekrem Kastrati ka ftuar të gjithë qytetarët e Malishevës, sportdashësit dhe tifozët nga mbarë Kosova që të jenë pranë ekipit të Malishevës dhe ta mbështesim fuqishëm në këtë sfidë të rëndësishme, që sot zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 16:30.
Ejani ta mbushim stadiumin dhe ta përkrahim Malishevën drejt historisë!, ka shkruar kryetari Kastrati.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Loro Boriqi”, në Shkodër, javën e kaluar përdundoj me fitoren e Vllaznisë me rezultat 2:1.