Brickos

U mbajt një shqyrtim publik për vlerësimin e rreziqeve

Organizuar nga OSBE dhe Drejtoria për Urbanizëm, sot në Malishevë, u mbajt një shqyrtim publik i Planit Zhvillimor Komunal, me theks të veçantë për aspektin e vlerësimit të rreziqeve. Në këtë shqyrtim publik, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zyrtarë komunal nga Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, UNDP-ja, UNHABITAT-i, përfaqësues të fshatrave dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryetari Begaj, e vlerësoi si të rëndësishëm Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), ndërsa edhe vlerësimin e rreziqeve, po ashtu e cilësoi si shumë të rëndësishëm, përfshi edhe kontributin e të gjithëve, që japin në këtë drejtim, e në veçanti nga organet profesionale, e bëjnë PZHK-në, një dokument shumë të kompletuar që do të orientoj zhvillimin e Malishevës në të ardhmen.

Për këtë pjesë të PZHK-së, folën edhe Vigan Berani, zyrtar i UNHABITAT-it dhe Yusuke Hara nga OSBE, sipas të cilëve ky dokument strategjik i përgjigjet nevojave të qytetarëve, ndërsa tejkalimi apo parandalimi i rreziqeve, gjithashtu e bënë më të kompletuar këtë pan zhvillimor.

Më pas, PZHK-në dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis, e prezantoi Valdete Morina, zyrtare e drejtorisë së urbanizimit dhe udhëheqëse e hartimit të këtij plani.

Ndërsa, Njazi Miftari, zyrtar i departamentit të menaxhimit të emergjencave, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, foli për rëndësinë e këtij dokumenti, për objektivat e vlerësimit të rreziqeve, zvogëlimin e rreziqeve dhe mënyrat e zvogëlimit të rreziqeve nga fatkeqësitë e mundshme. Po ashtu edhe një përfaqësuese e UNDP-së, Zana Hoxha, foli për dëmet nga vërshimet e fundit në Malishevë, si një shembull konkret i rreziqeve, ku sipas saj, vërshime të cilat janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në  përroska dhe ndërtimet ilegale pranë lumenjve. Sipas saj, me investime të vogla, mund të parandalohen rreziqet.

Zyrtari i Drejtorisë së Emergjencave, Halit Mazreku, e prezantoi planin komunal të veprimit, në rastet emergjente, kapacitetet komunale, si dhe në fund dha edhe rekomandimet që dalin nga ky plan.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …