Kryetari Lushtaku priti në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Brigade Federico Collina

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku ka pritur të enjtën në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Brigade Federico Collina.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë, bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Kryetari Lushtaku shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it mbetet i një rëndësie të veçantë për garantimin e një ambienti të sigurt dhe stabil.

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen, në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Komunës së Skenderajt, thuhet në njoftimin e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Trajnim për trajtimin e rasteve të dhunës psikologjike

Në organizim të Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Deçanit, u mbajt trajnimi me …