Haga kundërshton lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, vendimi final pritet më 16 shtator

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm nga paraburgimi. Kryeprokurorja Kimberly West ka argumentuar se Kadri Veseli duhet të vazhdojë të mbahet në paraburgim, duke përmendur rrezikun e ndikimit apo frikësimit të dëshmitarëve dhe pengimit të procedurës gjyqësore. Sipas West, caktimi i datës 16 shtator 2026 për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë nuk përbën arsye për ndryshimin e masës së paraburgimit, pasi periudha e mbetur deri në vendimin final është e kufizuar dhe, sipas saj, e nevojshme për shkak të kompleksitetit të rastit dhe natyrës së akuzave. Mbrojtja e Kadri Veselit kishte kërkuar lirimin e përkohshëm, ndërsa Prokuroria Speciale ka vlerësuar se masat alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për të eliminuar rreziqet e pretenduara.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada angleze në Tiranë ka reaguar për protestën e militantëve të Sali Berishës dhe Ilir Metes para Bashkisë në Tiranë

Në protestat e dhunshme në Shqipëri po marin pjesë edhe aktivistë të Vetëvendosjes

Në protestat e dhunshme në Shqipëri po marin pjesë edhe aktivistë të Vetëvendosjes. Top Chanel …