Retorika antishqiptare e Beogradit alarmon rajonin: kërkohet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë

 Deklaratat e fundit të ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën po të ishte në krye të shtetit, kanë nxitur reagime të ashpra dhe thirrje për veprime konkrete nga bashkësia ndërkombëtare. Vëzhgues në Kosovë dhe Serbi e cilësojnë këtë gjuhë si pjesë të një modeli të vazhdueshëm politik ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke kërkuar që BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë të mos kufizohen vetëm në deklarata dënuese. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë tha se institucionet evropiane kanë në dispozicion mjete për të ndikuar ndaj Serbisë, përfshirë kushtëzimin e procesit të integrimit evropian dhe masa politike ndaj retorikës që nxit urrejtje. Edhe historiani serb Sërgjan Millosheviq vlerësoi se deklarata të tilla janë pjesë e një qasjeje të vjetër të pushtetit serb, ku shqiptarët paraqiten si kërcënim dhe jo si komunitet fqinj. Retorika fyese ndaj shqiptarëve nuk është e re në skenën politike serbe. Në raste të ndryshme, zyrtarë të lartë serbë kanë përdorur gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve dhe udhëheqësve të Kosovës. Bashkimi Evropian e ka dënuar deklaratën e Paunoviqit, duke e cilësuar atë në kundërshtim me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. /ReL/

Kontrolloni gjithashtu

KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi

KGJK dhe EULEX konfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës …