Kryetari Haliti mbajti takim koordinues për organizimin e Festivalit NEXUS

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim koordinues me Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Inspektoratin Komunal, Policinë e Kosovës, Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, organizatorët dhe institucionet e tjera përkatëse, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Festivalit NEXUS, i cili do të mbahet në Viti nga 23 deri më 25 korrik.

Gjatë takimit u shqyrtuan të gjitha përgatitjet dhe u përcaktuan detyrat e secilit institucion, me qëllim që festivali të zhvillohet në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe me koordinim të plotë ndërinstitucional.

Kryetari Haliti kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha institucionet përgjegjëse, duke theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi janë thelbësore për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, i cili pritet të sjellë një numër të madh vizitorësh në Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj shënohet Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shënua …