Në fshatin Retijë të Rahovecit, u mbajt ceremonia e inaugurimit të shkronjave të arta të UÇK-së, në praninë e familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësuesve institucionalë, banorëve dhe mysafirëve të shumtë.
Ky aktivitet u organizua në nderim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të sakrificës së dëshmorëve, heronjve dhe të gjithë luftëtarëve që kontribuuan në çlirimin e vendit.
Retija, gjatë luftës çlirimtare, ishte një pikë e rëndësishme strategjike e Zonës Operative të Pashtrikut. Në këtë lokalitet u organizuan dhe u riorganizuan Brigadat 124, 125 dhe 126, të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri.
Në kuadër të ceremonisë, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ndau dekoratën komunale “Medalja e Lirisë” për disa veteranë të kësaj zone, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tyre të çmuar në luftën çlirimtare.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
