Te Muri i Pikëllimit në Rahovec, shënohet fillimi i luftimeve të korrikut të vitit 1998

Sot, te Muri i Pikëllimit në Rahovec, kryetari i komunës, z. Smajl Latifi bashkë me bashkëluftëtar nderuan fillimin e luftimeve të korrikut të vitit 1998, duke kujtuar të gjithë ata që dhanë jetën në Epopenë e Rahovecit, e veçanërisht dy djem që u bënë simbol i kësaj beteje.

Avdullah Bugari që ra heroikisht më 17 korrik dhe Gëzim Hamza – Piktori i cili ra dy ditë më vonë, më 19 korrik.

Avdullah Bugari ka shkruar kryetari Latifi, Ishte djalë me guxim të rrallë që kishte vite që vepronte në ilegalitet. Sapo erdhi koha, ai veshi uniformën e UÇK-së pa asnjë hezitim. Edhe sot, pas 28 vitesh, kujtimi dhe dashuria e tij për Kosovë mbeten të gjalla mes nesh.

Gëzim Hamza – Piktori ra dy ditë më vonë, më 19 korrik. Me përvojën e tij të çmuar nga lufta e Kroacisë, ai ndihmoi direkt në organizimin e Batalionit të Rahovecit. Ishte një epror i afërt me ushtarët dhe i gatshëm për çdo sakrificë.

Korriku i vitit 1998 ishte i rëndë dhe i përgjakshëm për Rahovecin. Humbjet ishin të mëdha, por populli dhe ushtarët tanë nuk u gjunjëzuan përballë pushtuesit serb. Sakrifica e tyre shkroi historinë tonë të lirisë.

Lavdi e përjetshme Avdullahut, Gëzimit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, thuhet në postimin e kryetarit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Rendimente të larta dhe cilësi e mirë – fushata e korrjes së grurit drejt përfundimit në Malishevë

Fushata e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Malishevës po shkon drejt përfundimit, ndërsa rezultatet …