Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: SHBA-ja po ia kujton Kosovës zotimet e papërmbushura, pasojat tashmë po ndihen

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke vlerësuar se mesazhi i Uashingtonit është një sinjal i qartë për pasojat e mospërmbushjes së zotimeve që Kosova ka marrë në raport me komunitetin serb. Krasniqi veçoi pjesën e deklaratës ku thuhet se SHBA-ja pret të zhvillojë një Dialog Strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve të Kosovës.  “Pra, me popullin e Kosovës, jo me qeverinë e as me shtetin e Kosovës! , ka shkruar Krasniqi. Sipas tij, deklarata e DASH-it e vë theksin te obligimet që Kosova ka marrë dhe që, sipas tij, nuk i ka përmbushur. “Ky qëndrim i Departamentit Amerikan të Shtetit fokuson detyrimin që ka marrë Kosova me zotimet e veta. Praktika që të marrësh një zotim e të mos e kryesh na ka sjellë në këtë derexhe”, është shprehur ai.  “Ato lojëra mund të bëhen ndërmjet vetë partive tona politike, por nuk mund të bëhen me SHBA-në, NATO-n e BE-në. Bëhen, por pastaj nuk zhbëhen, sepse të bllokojnë e të lënë kacavarur. Atyre nuk u ngutet”, ka deklaruar ai.  “S’ka bashkëpunim strategjik, s’ka fonde, s’ka vizita, s’ka përkrahje. Qaq”, ka përfunduar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Buxheti i komunave nuk mund të përdoret për presion politik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për mënyrën se si, sipas …