Në 28-vjetorin e Betejës së Rahovecit, Kryetari i komunës, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në Rrugën Tranzite – Rr “UÇK-së”, ku janë të skalitur emrat dhe figurat e luftëtarëve trima që u sakrifikuan për lirinë tonë.
Dëshmorët e atdheut: Agim Çelaj nga Peja, Sadik Shala nga Kleçka, Hamdi Berisha nga Gurbardhi, Liman Gega nga Fshati i Ri, Afrim Krasniqi nga Bardhi dhe Bajram Veliu e Faik Rama nga Rahoveci, do të kujtohen përgjithmonë për heroizmin e tyre dhe do të jenë frymëzim i pashtershëm atdhedashurie!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.