Kryetari Ramosaj priti në takim Myftiun e Republikës së Kosovës, z. Naim Tërnava

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka pritur në takim, Myftiun e Republikës së Kosovës, z. Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për çështje që preokupojnë shoqërinë tonë dhe u vlerësua lart përkushtimi i Bashkësisë Islame të Kosovës në ruajtjen dhe kultivimin e harmonisë ndërfetare, si dhe angazhimi i saj i vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve të vendit.

Njëkohësisht, kryetari Ramosaj theksoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë të qytetarëve dhe të vlerave që na bashkojnë.

Ramosaj ishte mirënjohës për vizitën dhe bisedën e frytshme me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun, Naim Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …