Kryetari i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe ish-ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Knut Vollebaek, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shkencor për zbardhjen e fatit të rreth 1.600 personave që ende konsiderohen të zhdukur nga lufta në Kosovë. Përmes një video prezantimi në konferencën “Urat e kujtesës”, të mbajtur në Prishtinë, Vollebaek nënvizoi se kalimi i gati tri dekadave nuk e ka zbehur dhimbjen e familjarëve dhe as nevojën e tyre për përgjigje. Përdorimi i shkencës dhe rishikimi i identifikimeve të vjetra Vollebaek vlerësoi punën e ICMP-së në Kosovë, duke kujtuar se përmes analizave të ADN-së është arritur të identifikohen më shumë se 2.600 persona. Sidoqoftë, ai bëri thirrje që rastet e mbetura të trajtohen me metodat më të avancuara mjekoligjore. Rishikimi i identifikimeve të hershme të bëra mbi bazën e veshjeve apo sendeve personale. Analizimi i mbetjeve mortore të paidentifikuara që vazhdojnë të ruhen në institucionet përkatëse. Forcimi i kapaciteteve vendore, si Agjencia e Kosovës për Mjekësi Ligjore dhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
