Nga pikëpamja gjeografike, Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri më i madh tregtar i vendit: Tregtia me BE-në: Eksportet drejt BE-së kapën vlerën e 32.5 milionë eurove (31.9% e totalit), me Gjermaninë si partner kryesor (10.1%). Ndërkaq, importet nga BE-ja arritën në 304.9 milionë euro (44.8%), ku përsëri prin Gjermania (13.3%), e ndjekur nga Italia dhe Polonia. Tregtia me CEFTA-n: Eksportet arritën në 44 milionë euro (43.1%), të udhëhequra nga Maqedonia e Veriut (16.7%) dhe Shqipëria (14.3%). Importet nga ky bllok ishin 98.7 milionë euro (14.5%). Tregjet e tjera: Importet nga vendet e tjera të botës arritën në 276.7 milionë euro (40.7%), ku peshën më të madhe e zënë Kina (15.1%) dhe Turqia (11.6%). Në këtë kategori, eksportet ishin 25.5 milionë euro, me Zvicrën si destinacion kryesor (10%).
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
